Në bjeshkët e fshatit Doberdolan të Komunës së Suharekës, u shënua sot 18-vjetori i rënies së dëshmorëve Enver Duraku nga fshati Krushë e Madhe i Komunës së Rahovecit dhe Shefki Thaçi nga fshati Rugovë i Komunës së Gjakovës.
Në shënimin e 18-vjetorit të rënies së dy dëshmorëve morën pjesë Idriz Vehapi, kryetar i Komunës së Rahovecit Vajdin Berisha kryetar i OVL e UÇK-së dega në Rahovec, Nexhmi Berisha kryetar i OVL- e UÇK-së dega në Rugovë, familjar dhe bashkëluftëtar të dëshmorëve.
Kryetari i Komunës, Idriz Vehapi në fjalën e tij të mbajtur në këtë tubim u shpreh se nuk ka qenë e lehtë çlirimi i vendit , pasi që ka qenë një luftë shumë e pabarabartë e përgjakshme me një armik i cili ka vrarë fëmijë gra dhe pleq , por ka bërë edhe një gjenocid duke djegur vendbanimet dhe gjithçka që ka qenë pronë e shqiptarëve.
Masakra me 8 viktima në Luiziana, 7 fëmijët e autorit mes të...
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...