Në kujtim të veprës dhe heroizmit të 22 dëshmorëve të brigadës 136-Rugova, është mbajtur një akademi përkujtimore, ku u tha se beteja për shpëtimin e të plagosurve dhe civilëve është një ndër betejat më humane të UÇK-së.
Kryeministri Ramush Haradinaj tha se djemtë e Rugovës nuk ishin ndal në asnjë periudhë në luftën për ta parë të lirë atdheun e vet.
Sipas tij, formimi i brigadës 136 ka qenë një mesazh se rajoni i dukagjinit është hyrë seriozisht në luftë për liri.
“Rruga jonë deri sot nuk ka qenë pa ndërskamca e pa përçarje dhe nuk ka shqiptarë që del fitues kur përçahet me të vetin, por i vetmi fitues ndaj kësaj është armiku ynë. Është detyrë e jona që mos të lejojmë të na përçajë askush në tema për atdheun”, kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë fjalës së tij, në Akademinë Përkujtimore në 20-vjetorin e rënies së Dëshmorëve të Brigadës 136 “Rugova”.
Në këtë shënim të rëndësishëm, kryeministri Haradinaj tha se për të sot është një moment i mirë, duke shprehur falënderim për të gjithë Rugovën, por edhe ata që sot nderuan me pjesëmarrje.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryeministri Haradinaj tha se Rugova si trevë është prej trevave që ka namin e madh tek shqiptarët, një nder jo veç në shekuj, por në mijëra vjet.
“Është prej trevave dhe njerëzve që çdo gjë e kanë paguar shtrenjtë. Të gjithë bashkëkombësit kudo që jetojnë në trojet tona, por edhe në Ballkan, duhet ta dinë se djemtë e Rugovës, njerëzit e Rugovës nuk ishin ndal asnjëherë për ta parë veten të lirë, kombin e atdheun e lirë. Nuk ka luftë të shqiptarëve që ka ndodh e që këta nuk i gjejmë”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar se nuk duhet harruar që nuk ka përballje të kombit tonë që ka provuar të arrijë tek shqiptarët nëpër Rugovë e që këta nuk e kanë kryer punën e vet.
Teksa flet për luftëtarët e pjesës së Rugovës, kryeministri Haradinaj tha se i ka njohur një pjesë të djemve të Rugovës, dhe se ata kanë ardhur herët jo vetëm në Brigadën Rugova, por në të gjitha vendluftimet, në të gjitha njësitë, duke u bërë shembull edhe të luftëtarit të zot, por edhe të trimave shqiptarë ashtu siç edhe i njohim.
“Formimi i Brigadës 136 ka qenë po ashtu një porosi se kemi hyrë seriozisht në luftën tonë deri në liri dhe në këtë luftë deri në liri jemi të vendosur. Në vendluftime i pamë trimat e Rugovës”, shtoi kryeministri Haradinaj.
Në emër të familjeve të dëshmorëve të pranishmit i përshëndeti, Dren Brahimaj.
OVL e UÇK dega në Pejë, ndau mirënjohje për kontributin e Brigadës 136 “Rugova”, ndërsa në emër të Brigadës 136 “Rugova”, iu nda mirënjohje gjeneralit, Kudusi Lame.
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...