Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve Bashkim Vishi dhe Nazim Terziu, Komuna e Kaçanikut, në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, familjarë, qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve, organizoi homazhe për nder të jetës dhe veprës së tyre.
Sipas njoftimit, ceremonitë përkujtimore u mbajtën fillimisht në Kompleksin Memorial te Varrezat e Dëshmorëve, ku u vendosën kurora lulesh dhe u mbajt një minutë heshtje në nderim të sakrificës së tyre. Homazhet vijuan më pas tek vendi i rënies në Jezerc, ku dëshmorët dhanë jetën për lirinë e vendit.
Me këtë rast, kryetari i Komunës, Besim Ilazi, theksoi se Bashkimi dhe Nazimi i falën atdheut më të shtrejtën, jetën e tyre që ne sot të jetojmë të lirë.
Ndërsa Nënkryetari i Komunës, Sabedin Vishi, në fjalën e tij tek vendi i rënies, u shpreh se akrifica e dëshmorëve është dritë udhërrëfyese për gjeneratat që vijnë. Liria që gëzojmë sot ka emra, ka gjak dhe ka amanet. “Bashkimi dhe Nazimi janë përjetësisht në zemrat tona”, tha ai./Arbresh.info/
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...