Pas krismave të para të lirisë në Prekaz e Gllogjan, Baballoqi ishte ndër vendbanimet e para në Dukagjin që nisi luftën frontale kudër forcave pushtuese serbe.
Kështu kanë kujtuar disa nga protagonistët e 21 prillit të 98-s, në 27-vjetorin e shënimit të kësaj date, me ç’rast nderuan kujtimin e bashkëluftëtarëve të tyre dëshmorë, dhe të rënëve të tjerë.
“Pas Epopesë së Jasharëve dhe asaj të Haradinajve ne patëm fatin historik, të jemi vija e parë frontale e UÇK-së. Vitet e dekadat do të ikin, do të ikim edhe ne, por të gjithë këta burra që po i përkujtojmë sot përgjithmonë do të ngelin roje të atdheut dhe lirisë së shtetit tonë”, ka thënë Florim Mataj, veteran i UÇK-së.
“Ky përvjetor është si gjithmonë i shenjtë, krejt populli qe 100 vjet e kemi pritur këtë ditë. Ne e patëm fatin që me datën 21 prill t’i bashkohemi luftës frontale të Dukagjinit. Dëshmorët që po i kujtojmë çdo herë, lavdi u qoftë atyre, urojmë të mos e harrojmë gjakun e tyre dhe kjo ditë është e paharruar për ne”, ka thënë Sali Mataj, bashëluftëtar dhe familjar dëshmori.
“Ajo ditë na kujton shumë sepse u nis lufta, dymbëdhjetëshja e këtyre dëshmorëve atë ditë kanë qenë për armatim, ne veç dolëm në pika me të thënë të drejtën këto janë të paharrueshme por kur
të kthehesh në anën tjetër krenaria është shumë e madhe kështu që po e mundim disi”, ka thënë Isuf Batusha, bashëluftëtar dhe familjar dëshmori.
Gjatë viteve ‘98-‘99, nën emblemën e UÇK-së nga fshati Baballoq ranë 12 dëshmorë./rtk
Balla: Diaspora, jo vetëm vëmendje zgjedhore, por partner st...
Ylli i Barcelonës: Ta krahasosh Yamalin me Messin është një ...
Presidenti iranian: Irani dëshiron të evitojë një luftë, Teh...
Kamberi:Miratimi i rezolutës nga Kongresi, hap i rëndësishëm...
S`ka datë për certifikim të zgjedhjeve të 28 dhjetorit
Myftiu Tërnava: Jam i tronditur nga akti kriminal i djegies ...