Në fshatin Pastasellë të Komunës së Rahovecit, u përkujtuan 106 civil të vrarë më 31 mars të vitit 1999. Në 18 vjetorin e kësaj masakre u tha se këta martirë që po përkujtohen sot, u vunë në themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, në fjalën e tij thekoi se në mars të vitit 1999 fshati Pastasellë ishte shndërruar në një çerdhe strehimi për mijëra banorë që iknin nga komuna të ndryshme në kërkim të shpëtimit. Mirëpo, më 31 mars të atij viti, forcat serbe, në mënyrën më mizore vranë e masakruan 106 civil të pafajshëm.
Duke i ngushëlluar familjarët e të vrarëve, ministri i Financave Avdullah Hoti tha se ngushëllimi më i mirë për këto familje është puna për krijimin e një jete më të mirë për ta.
Ndërsa, në emër të familjarëve foli Jeton Krasniqi kryetar i këshillit të fshatit Pastasellë. Ai tha se sot kur po përkujtohet 18 vjetori i kësaj masakre, askush deri më tani nuk ka dhënë përgjegjësi për krimin e kryer.
Më 31 mars të vitit 1999 forcat serbe vranë dhe masakruan 106 civil që ishin strehuar në luginën e fshatit Pastasellë. Në mesin e tyre kishte edhe fëmijë të moshës 14 vjeçare. Më 21 prill, forcat serbe i zhvarrosin të gjithë duke i dërguar në drejtime të panjohura. Pas përfundimit të luftës eshtrat e tyre janë gjetur nëpër lokacione të ndryshme në Kosovë.
Në afatin e fundit për presidentin, Kurti thërret konferencë...
Ambasada gjermane: Po e përcjellim Kuvendin, presim që palët...
Marrëveshje me SHBA dhe Greqinë për gazin, Rama: Shqipëria, ...
Prokuroria: Ndalohen dy persona për krime kibernetike me për...
Ministri Muja merr vendim për paketë masash për mbrojtjen e ...
Ndërpitet seanca për Presidentin, vazhdimi në ora 19:00