Policia e Kosovës ka përjashtuar 24 pjesëtarë të saj për shkaqe të ndryshme që lidhen me çështje të mos plotësimit të standardeve profesionale.
Zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, ka thënë për Klanin se rastet kanë ardhur nga Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe më pas në 24 raste Komisioni i Brendshëm Disiplinor ka vendosur për ndërprerje të marrëdhënies së punës.
“Deri sot Komisioni i Brendshëm Disiplinor (KBD) i PK-së ka pranuar nga Drejtoria e Standardeve Profesionale (DSP-ja), 52 lende me rekomandim për ndërprerje te marrëdhënies se punës, me dyshim për shkelje disiplinore”, ka deklaruar Hoxha për Klan Kosovën.
“Deri me tani ka mbajtur seancat dëgjimore ne te cilat janë trajtuar 25 raste, nga te cilat në 24 raste KBD janë dëshmuar akuzat, dhe paneli i KBD-se i PK-së ka shqiptuar masën disiplinore; ‘Ndërprerje e marrëdhënies se punës’, ndërsa në një rast ka kërkuar hetime shtese”.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...