Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka nisur aktivitetet hulumtuese për monitorimin e llojit invaziv të gaforres “Procambarus clarkii”, në ekosistemet e ujërave nëntokësore të Kosovës.
Nga AMMK-ja bëjnë me dije se qëllimi i projektit është studimi i përhapjes së Procambarus clarkii në ekosistemet nëntokësore dhe zhvillimi i strategjive për menaxhimin dhe mbrojtjen e habitateve të ndjeshme, duke përfshirë dhe monitorimin e standardizuar shkencor, zgjedhjen e kampioneve bazuar në karakteristikat hidrologjike dhe gjeomorfologjike, përdorimin e kurtheve selektive për mbrojtjen e specieve vendase dhe vlerësimin e parametrave biologjikë dhe kimik të kësaj gaforreje.
Aktiviteti hulumtues për monitorimin e këtij lloji invaziv në Kosovë, ka filluar në “Shpellën e Flladit” në Panorc dhe do të vazhdojë edhe në Shpellën e Radavcit dhe shpellat e tjera që karakterizohen nga prania e ujërave nëntokësore.
“Ky aktivitet po realizohet në kuadër të një projekti ndërkombëtarë të mbështetur nga Unioni Ndërkombëtar i Speleologjisë (UIS), dhe të koordinuar nga organizata Tetide APS (Itali), me partner edhe organizata kërkimore, speologjike dhe limonologjike nga: Italia, Kroacia, Greqia, Izraeli dhe Kosova, e cila përfaqësohet nga Instituti për Mbrojtjen e Natyrës, që koordinon aktivitetet në nivel nacional” thuhet në njoftim.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj