Ishte parashikuar për të përfunduar në fund të muajit mars apo fillim prilli, por punimet ecën shumë shpejt dhe vendosja e trarëve përfundoi në mes të Shkurtit. Kjo është ura e Uzinës, ose ura më e madhe në gjithë gjatësinë e Rrugës së Kombit.
Burimet e kompanisë sipërmarrëse të punimeve thanë se ky dimër i favorizoi ndjeshëm për mosndërprerjen e punimeve thuajse në asnjë ditë, duke shkurtuar afatin e përfundimit me më shumë se një muaj.
Me këtë ritëm, duket se sezoni i ardhshëm turistik në fillim Qershori, i gjithë segmenti prej 17 kilometrash me shtatë ura, do të përfundojë, bashkë me shtresat e asfaltit.
Punime shtesë janë parashikuar të bëhen përgjatë gjithë gjatësisë, duke eliminuar edhe dëmtimet e krijuara në urat ekzistuese apo pjesët e rrugës që kanë pësuar çedime, trafikndarëset, mbrojtëset anësore, sinjalistika e rrethimi i saj.
Dasma top sekrete e Dua Lipës me Callum Turner – dy sheshe d...
“Pesë shokët nga Kosova u futën në det…”, ...
Formacionet zyrtare, Shqipëri – Izrael: Maran befason ...
Trump: Po mos të isha unë, Izraeli nuk do të ekzistonte
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabiliteti...
Forcohet bashkëpunimi Kosovë–Francë në luftën kundër krimit ...