Para pak minutash ka përfunduar takimi i zhvilluar sot në zyrën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, me ambasadorët e vendeve të QUINT-it – Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Gjermanisë dhe Francës.
Takimi u mbajt në kohën kur Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, nga të cilat ende nuk ka dalë një Kuvend i konstituuar pas 14-të tentimeve.
Sipas burimeve të Arbresh.info, tema kryesore e diskutimeve ka qenë pikërisht ngërçi politik dhe pamundësia për të formuar institucionet e reja.
Ndryshe, kjo është hera e parë që ambasadorët e QUINT-it kanë zbarkuar në Kryeministri, pas dështimeve të njëpasnjëshme për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit./Arbresh.info
Jamie Shea: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jasht...
Osimhen i vendos ultimatum Juventusit
Irani publikon shifrat zyrtare: 430 të vrarë dhe 3,500 të pl...
Zhduket vajza 4-vjeçare në plazhin e Golemit, prindërit në k...
Serbia njofton se ka pranuar paratë e para nga Plani i Rritj...
Basha: Deputetët opozitës po e bojkotojnë konstituimin e Kuv...