Përfundon seanca e Haradinajt, seanca tjetër pritet të mbahet më 7 ose 8 janar

12:07 | 18 Dhjetor 2020

Ka përfunduar seanca e parë gjyqësore nga konfirmimi aktakuzës ndaj nënkryetarit të OVL e UÇK-së, Nasim Haradinaj.

Haradinaj tha se për fajësinë ose pafajësinë e tij do të deklarohet përmes avokatit të tij, shkruan arbresh.info.

Seanca për deklarim rreth fajësisë apo pafajësisë, pritet të mbahet më 7 ose 8 janar të vitit 2021.

Haradinajt gjatw seancës ka pyetur trupit gjykues duke i thënë se në vend timin do të duhej të ishin kolegët e tyre e kush i solli dokumentet e juaj ne zyrat e OVL-UÇK’së.

Ndërkaq, avokati i sapoemëruar i tij, ai nuk ka pasur kohë që ta lexojë aktakuzën.

Madje ka thënë se për këtë ka folur vetëm 10 minuta me klientin e tij.

“Unë desha të them që kam pasur vetëm 10 minuta kohë për të folur për aktakuzën e Haradinajt”, ka thënë avokati.

Pas kësaj, do të caktohet një seancë e re ku do të bëhet deklarimi për fajësinë apo jo.

Ndërsa, në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara mbahet paraqitja e parë e Nasim Haradinajt, ndërsa në ora 14:00 ajo e Hysni Gucatit.

Bëjmë të ditur se më 25 shtator, Gucati dhe Haradinaj u arrestuan si të dyshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, me mbështetjen e EULEX-it dhe policisë së Kosovës dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Paraqitja e parë e Haradinaj si i dyshuar u mbajt më 29 shtator dhe paraqitja e parë e Gucati si i dyshuar u mbajt më 1 tetor, ndërsa pas konfirmimit të aktakuzës tash fillon faza e procedurës paraprake të çështjes së tyre, duke nisur me paraqitjet e tyre të para.

Haradinajt iu janë lexuar gjashtë pikat e aktakuzë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara