“Fëmijët tanë janë të uritur” është një prej mbishkrimeve në pankartat që mbanin protestuesit serb në veri të Mitrovicës.
Dhjetëra protestues u mblodhën tek Spitali i Mitrovicës për të kundërshtuar rritjen e taksës për 100 për qind për produktet serbe, raporton arbresh.info.

Millan Ivanoviç Drejtor i Spitalit në Veri të Mitrovicës, tha se po ju rrezikohet ekzistenca nga vendimi i Qeverisë së Kosovës.
“Tashmë është i njohur sulmi i motivuar për të përzënë serbët nga ky vend. Tani kanë edhe sulmet në ekonomi që të na e rrezikojnë ekzistencën këtu për Serbët. Kjo situatë është e vështirë për neve në mënyrë që ne të jemi më të bashkuar se kurrë,” është shprehur Ivanoviq para protestuesve.

Millena Nikoliq, zëvendësdrejtoresh e shtëpisë së shëndetit në veri, duke ju drejtuar Prishtinës zyrtare tha se po i cenohet e drejta për liri.
“Prishtina na i ka marrë ushqimin dhe barnat respektivisht, të drejtën në liri, nuk mund të na i merrni barnat dhe ushqimin as dashurin për Serbinë dhe Kosovën,” deklaroi Nikoliq, raporton arbresh.info.

Në protestën e sotme ishin të pranishëm edhe kryetarët e komunave të veriut, të dorëhequr jozyrtarisht nga pozitat e tyre.
Protestuesit janë shpërndarë të qetë, dhe protesta është paralajmëruar se do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të tyre./arbresh.info/

Begaj takon sipërmarrësit grekë: Shqipëria ofron një terren ...
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim ...
Peci reagon pas intervistimit në Prokurorinë Speciale lidhur...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale në cilës...
Dyshime për manipulim votash në Obiliq, Prokuroria autorizon...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale