Në veri të Mitrovicës përfundoi një protestë e serbëve ku u kërkua që të luftojnë për të drejtat e tyre dhe të drejtat e fëmijëve të tyre, të cilat siç u tha varen nga Trepça “në të cilën ka rreth 3,000 serbë nga veriu i Kosovës dhe se ata nuk do të heqin dorë nga lufta për jetën dhe mbijetesën e tyre”.
Presidenti i sindikatës, Ratomir Milojeviq, tha se punëtorët e Trepçës nuk kanë ndërhyrë kurrë nq jetën e dikujt tjetër, “dhe as nuk kanë bërë asgjë për të merituar që të ndëshkohen sot nga konfiskimi i punës, e drejta për punë dhe ekzistenca e tyre dhe fëmijëve të tyre”, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Siç tha ai, të gjitha dokumentet dhe ligjet për Trepçën ishin në mënyrë të njëanshme dhe për këtë, shton ai, serbët nuk duan të marrin pjesë në “vetëvrasje ekonomike” dhe se kurrë nuk do të pranojnë zbatimin e ligjeve që rrezikojnë interesat e tyre jetësore./klankosova.tv/
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
FSK-ja forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e ...
DHTIK mirëpret heqjen e bllokadave nga kompanitë transportue...
Dy të arrestuar në Arllat të Drenasit për lëndim të rëndë tr...
Një person gjendet pa shenja jete në Skënderaj