Telekomi i Kosovës ka organizuar një konferencë për media me rastin e përfundimit të projektit të rëndësishëm për modernizimin e plotë të rrjetit “Vala”.
Në këtë ngjarje të rëndësishme morën pjesë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Ata u pritën nga Burbuqe Hana, Kryeshefja e Telekomit, Halil Krasniqi, Drejtor Teknik, si dhe punonjës të tjerë të kompanisë.
Kryeministri Kurti gjatë fjalës së tij theksoi se ky projekt i modernizimit të rrjetit mobil Vala është një shembull i shkëlqyer për rajonin, duke nënvizuar se përmirësimi i teknologjisë 4G dhe 5G do të kontribuoni në zhvillimin e mëtejshëm të vendit.
Ai po ashtu përmendi angazhimin e qeverisë për mbështetje ndaj Telekomit dhe vendosjen e disiplinës në kompani, e cila, sipas tij, ka përfituar gjithashtu nga kalimi në kodin shtetëror të Kosovës, duke ndihmuar në sigurinë kombëtare.
“Një ndërrmarje e rimëkëmjes po përmison rretin 4 g e 5 g duke dhënë shembull të mirë për rajoni. Kur e morrëm detyrën premtuam që do ta ndimojmë Telekomin. Telekomi e vendosi diciplinën. Vala kaloi plotësish në kodin shtetëror të Republikës duke ndimuar sigurinë shtetrore. Teknologjia e Valës ishte stërvjetruar ku për 8 vjet ku i sfidoi inzhinierët tanë. Rrjeti mobil i valës mbulon gati të gjithë teritorin e Kosovës me 4 g plus, të hyrat në shitje po rriten dhe kjo ndërrmarje është e sigurtë. Vala po e mbron edhe mjedisit. Paisjet e reja kanë rritur edhe efiqencën elektrike. Republika e kosovës është me fat që e ka telekomin. Ne jemi zotuar që do ta ngrem fondin sovran për ta rritur ekonomin e vendit. Telekomi do të jetë një prej ndërrmarjeve për ta shpier lart e më lart. Ju lumtë e ju prift e mbara”, tha Kurti./ Arbresh.info
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...