Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës.
Kryetari i Partisë Demokratike, Kadri Veseli, mbledhjen e thirrur, mësohet se ka diskutuar për përcaktimin e emrave për kryetarëve të komunave nga PDK-ja dhe situatën aktuale politike në vend, përfshirë vazhdimin e seancës për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës, dhe formimin e Qeverisë.
Deri më tani janë larguar Hajredin Kuqi, e Fehmi Mujota, dhe pritet të deklarohet për medie Blerta Deliu Kodra rreth asaj se çfarë konkretisht është vendosur.
Deri më tani, PDK nuk e ka zyrtarizuar asnjë kandidatë për zgjedhjet lokale, ndonëse partitë e tjera veç se kanë filluar të përmendin emra, mirëpo ende nuk ka lista përfundimtare.
Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen me 22 tetor.
Tashmë nga pakënaqësitë brenda partisë ka edhe anëtarë të larguar. Një ditë më parë Shukri Buja ka kaluar në NISMA për Kosovën, dhe sot, largimin e tij nga PDK e ka bërë të ditur edhe nënkryetari i Shtimes Fatmir Rashiti./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1514808291917591/
Akuza të ndërsjella mes Rashiqit dhe Listës Serbe lidhur me ...
Mbappe mungoi në stërvitjen e sotme të Realit, megjithatë dy...
Zelensky: Takim i ri tripalësh me SHBA dhe Rusinë
Benita: Të gjitha femrat kanë dëshirë të kenë një mashkull s...
PSG kompleton transferimin e Dro Fernández
Shtatë të vdekur dhe një i plagosur nga rrëzimi i një avioni...