Përfundon mbledhja, Abdixhiku: Do ta ofroj dorëheqjen në Kuvendin e LDK-së

19:41 | 13 Janar 2026
E.G

Mbledhja e Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila zgjati më shumë se tri orë ka përfunduar.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është deklaruar pas mbledhjes, ku tha se ky takim ishte joformal, dhe se u vendos që fillimisht të thirret mbledhja e Kryesisë, e më pas të mblidhet Kuvendi i LDK’së.

Ai tha se do ta paraqesë dorëheqjen para Kuvendit.

“…pastaj Kuvendi vendos a e pranon apo jo dorëheqjen. Secili njeri brenda LDK’së ka të drejtën të shtrojë kandidaturën. LDK është unike dhe e bashkuar”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku deklaroi se mbledhja e Kryesisë do të mbahet javën e ardhshme.

Nëse nuk i pranohet dorëheqja nga Kuvendi, ai tha se do të vazhdojë të qëndrojë në krye të kësaj partie.

“Kryesia javën e ardhshme, e pastaj Kuvendi…Nëse Kuvendi s’ta pranon dorëheqjen, të obligon me qëndru në karrigen e Kryetarit”, ka deklaruar Abdixhiku.