Përfundon afati, këto parti aplikuan për koalicione në KQZ

18:22 | 12 Janar 2021

Ka përfunduar afati për paraqitjen e koalicioneve parazgjedhore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi ka thënë se për certifikim për koalicion kanë aplikuar vetëm dy parti, shkruan Arbresh.info.

Ky është njoftimi i plotë:

Deri më tani janë paraqitur dy njoftime për pjesëmarrje në zgjedhje përmes Koalicionit nga radhët e komuniteteve: 1. Koalicioni VAKAT, i përbërë nga partitë politike Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV); dhe 2. Koalicioni ZAJENO, i përbërë nga partitë politike Pokret za Gora (PG) dhe Graðanska Inicijativa Gore (GIG).

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është përmbyllur afati për partitë politike të cilat kërkojnë çertifikim për pjesëmarrje përmes Koalicionit në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021.

Gjatë afatit të vendosur (8 janar – 12 janar) në Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë deklaruar këto parti politike se do të kërkojnë çertifikim përmes Koalicionit:

1. Koalicioni VAKAT, i përbërë nga partitë politike Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV);

2. Koalicioni ZAJENO, i përbërë nga partitë politike Pokret za Gora (PG) dhe Graðanska Inicijativa Gore (GIG); Ju njoftoj se kjo është vetëm periudha për deklarim të pjesëmarrjes përmes Koalicionit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se të gjitha subjektet politike (partitë politike, koalicionet, kandidatët e pavaryr dhe iniciativat qytetare) të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës më 14 shkurt se afati i aplikimit për çertifikim për subjektet politike, të cilat duhet të dorëzojnë edhe listat e kandidatëve për deputetë, përmbyllet më 16 janar, në orën 18:00.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara