Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se kanë përfunduar punimet për Rrugën e Tranzitit në Shtime, me vlerë totale prej 1,154,651 milion euro.
Me anë të një postimi në AFcebook, Aliu tha se ky projekt ka përmirësuar infrastrukturën rrugore dhe njëherësh ka siguruar një lidhje më efikase në zonën e tranzitit në Shtime, shkruan Arbresh.info.
“Bashkë me kryetarin e komunës së Shtimes, z. Qemajl Aliun, ishim në vizitë në terren, me rastin e përfundimit të punimeve për rehabilitimin rrënjësor e të domosdoshëm të rrugës Tranziti. Ky projekt tejet i rëndësishëm për qytetarë, ka përmirësuar infrastrukturën rrugore dhe njëherit ka siguruar një lidhje më efikase në zonën e tranzitit në Shtime.”, tha ministri Aliu./Arbresh.info/
Smajl Latifi betohet për mandatin e katërt radhazi si kryeta...
Katy Perry zyrtarizon lidhjen me ish-kryeministrin kanadez
Edi me kërcim sensual qysh në mëngjes
“Java kundër Korrupsionit 2025” nis me aksion si...
Nisë Java e Integritetit, jepet mesazhi për anti korrupsion
KQZ mban mbledhjen e radhës, pritet miratimi i formulës së k...