Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka falënderuar të gjithë qytetarët që e votuan këtë subjekt politik.
Përmes një postimi në Facebook, Hamza tha se 192 mijë e 407 votat, PDK i merr me përgjegjësi të madhe.
“Faleminderit! Numërimi i votave ka përfunduar. Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 192,407 vota dhe është renditur e dyta. Këtë besim e marrim me përgjegjësi të madhe”, ka shkruar Hamza.
Për këtë besim, Hamza shtoi se PDK-në e obligon më shumë se kurrë që të riorganizohet, t’i konsolidojë radhët e veta dhe të intensifikojë veprimin politik.
“Në një garë të vështirë dhe të pabarabartë, ruajtja e votës sonë është dëshmi se mijëra qytetarë besojnë në punën, seriozitetin dhe vlerat që PDK-ja i përfaqëson. Ky besim na obligon më shumë se kurrë që të riorganizohemi, t’i konsolidojmë radhët tona dhe ta intensifikojmë veprimin politik”.
“PDK do të vazhdojë të punojë për çdo qytetar, pa dallim, në çdo platformë ku jemi të pranishëm, me këmbëngulje dhe me bindjen se Kosova meriton më shumë dhe më mirë. Faleminderit për besimin! Puna jonë vazhdon!”, thuhet në reagimin e Hamzës.
Vjen reagimi i Trumpit pasi Irani hap përkohësisht Ngushticë...
Ndryshojnë rregullat për deklarimin e parave ‘cashR...
Kalon në parim projektligji për Byronë e Konfiskimit të Pasu...
Irani shpall të hapur Ngushticën e Hormuzit përkohësisht
Sveçla: MPB përmbyll tremujor të suksesshëm me progres në re...
Valdete Daka pensionohet pas një karriere mbi 30-vjeçare