Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar ka reaguar pas lajmit me titullin “Luta i jep zor që LDK t’i bashkohet Thaçit në dialog”.
“Ku po gjeni shtyrje nga ana ime në këtë angazhim të LDK që unë si nënkryetar e kam?!”, është shprehur Haziri.
Në reagimin e tij ndaj lajmit, Haziri ka thënë se “parimet, kushtet politike, shpjegimet dhe përgjegjësitë janë e kundërta e saj”.
“A merr apo nuk merr pjesë LDK është determinues plotësimi i kritereve nga partitë e qeverisjes”, ka shtuar Haziri.
“Qershori në javën e tretë do ta zbardhë këtë proces. LDK ëshë unike!”, ka theksuar ai.
Prattipati takoi Muratin, diskutuan për rritjen e investimev...
Guardiola flet për rikthimin e Haalandit dhe komenton golat ...
Situata në Lindjen e Mesme, britanikët paralajmërohen të mos...
BE investon 5.2 milionë euro në shkollën e re në Prizren
Teksa vazhdon shkëlqimi i Aros tek Sassuolo – klubi publikon...
Kosova dënon sulmet e Iranit ndaj Katarit, shpreh solidarite...