Një shtëpi në fshatin Brestovik të Pejës është përfshirë nga zjarri.
Siç njofton policia nuk ka persona të lënduar, ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.
“Brestovik, Pejë / 04.09.2024 – 13:50. Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur një shtëpi që e kishte kapluar zjarri dhe kishte filluar të përhapej edhe në një shtëpi tjetër. Njësitet policore, zjarrfikësit s’ bashku edhe me banorët kanë shuar zjarrin në tërësi. Të lënduar nuk ka, ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, bën të ditur njoftimi i policisë.
Rasti është duke u hetuar./Arbresh.info/
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit