Gjatë ditës së djeshme në Gjakovë, nga një mashkull egjiptian, është raportuar se në rrethana të panjohura shtëpia e vëllait të tij, është përfshirë nga zjarri.
Sipas raportit të policisë, në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe kanë lokalizuar zjarrin, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
“Ankuesi mashkull K-egjiptian ka raportuar se në rrethana të panjohur në zjarr është përfshirë shtëpia e vëllai të tij. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. Nuk dihet vlera e dëmit”, thuhet në raport.
Po ashtu,
“ Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull K/Shqiptar në restorantin e viktimës, të njëjtin e kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me shuplakë. I dyshuari ishte shoqëruar në stacion policor dhe i njëjti ishte liruar me urdhër të prokurorit kujdestar, mirëpo pas disa orësh i dyshuari kishte kërcënuar viktimën se do t’ia djegë restorantin me benzinë. Tek i dyshuari është gjetur dhe është konfiskuar një shishe dy litërshe me benzinë. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari ndalohet në ndalim policor për 48 orë”, njofton PK.
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...
Arrestohet në Rozhajë i dyshuari për vrasjen e trefishtë në ...
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin