Një lokal rreth orës 00:20 të mëngjesit të sotëm është përfshirë nga zjarri në qendër të Pejës.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas tij nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.
“Sot në orën 00:20 të mëngjesit të hershëm policia është informuar për zjarr në një lokal tek korza e qytetit. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje, si dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Ka vetëm dëme të konsiderueshme materiale. Ndërkohë, sot ka dalë në vend ngjarje edhe eksperti i zjarreve…Rasti po hetohet se si ka ardhur deri te zjarri”, ka thënë Gashi./Arbresh.info
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim