Aktivistet e një grupi social kanë performuar sot para objektit të Qeverisë së Kosovës himnin feminist: “Dhunuesi je ti” apo “Një dhunues në rrugën tënde” i grupit “Las tesis” nga Kili.
Kjo performancë është realizuar si formë proteste dhe ngritje e zërit kundër dhunës ndaj grave.
Nën tingujt e këngëve “Shteti patriarkal është dhunuesi im” e “Dhunuesi je ti”, “Policia është”, “Gjykata është”, “Parlamenti është”, “Krejt shteti” ato shprehen pakënaqësitë e tyre.

Gjatë tre vjetëve të fundit në Kosovë janë vrarë 11 gra si pasojë e dhunës në familje. E në këtë periudhë 3.394 gra e kanë raportuar dhunën në polici.
Iniciativa për këtë performancë është ndërmarrë nga disa aktiviste në rrjetin social Facebook ku edhe e kanë koordinuar performancën për himnin global “Një dhunues në rrugën tënde”.
Kënga “Një dhunues në rrugën tënde” u performua për herë të parë më 20 nëntor 2019 në rrugët e kryeqytetit të Kilit – Santiago, ndërsa shumë shpejt kënga nisi të këndohej në shumë shtete të tjera, por edhe në Evropë, si Francë, Gjermani, Spanjë e Shqipëri.
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...
Nesër afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit
Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend
Komuna e Prishtinës njofton për stërvitje të FSK-së në Koliq...
Labi: Feja ime nuk e lejon të vishem siç vishet Londrimi
Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështe...