Gazetari Ridvan Berisha thotë se shumë qytetarë nuk po mund të përfitojnë nga skema e Qeverisë së Kosovës për humbjen e familjarëve të tyre si pasojë e Covid-19.
Kjo sipas tij, për shkak se shumë prej tyre kur kanë vdekur nuk janë regjistruar si të vdekur nga Covid-19, shkruan arbresh.info.
Berisha përmes një postimi në Facebook, shkruan se aplikacionet e shumë familjarëve që humbën më të dashurit nga COVID-19, nuk po trajtohen nga institucionet gjegjëse dhe rrjedhimisht sipas tij, po e kanë të pamundur për të përfituar nga skema në fuqi e Qeverisë prej 1500 Euro.
“Kosovarët që humbën jetën si pasojë direkte e COVID-19, në fletlëshimet e spitaleve paramendojeni, nuk janë evidentuar si raste të vdekjeve nga ky virus. Ky argument e rikonfirmon shqetësimin se qëllimshëm numri i vdekjeve nga ky virus është raportuar në mënyrë të pasaktë nga institucionet. Kjo në pikëpamjen time paraqet edhe vepër penale”, shkruan Berisha.
Postimi i plotë:
Lajm me rendësi për Ministrinë e Shëndetësisë!
Aplikacionet e shumë familjarëve që humbën më të dashurit nga COVID-19, nuk po trajtohen nga institucionet gjegjëse, rrjedhimisht po e kanë të pamundur për të përfituar nga skema në fuqi e Qeverisë prej 1500 Euro. Denoncimet në adresën time janë të shumta. A e dini pse?
Kosovarët që humbën jetën si pasojë direkte e COVID-19, në fletlëshimet e spitaleve paramendojeni, nuk janë evidentuar si raste të vdekjeve nga ky virus. Ky argument e rikonfirmon shqetësimin se qëllimshëm numri i vdekjeve nga ky virus është raportuar në mënyrë të pasaktë nga institucionet. Kjo në pikëpamjen time paraqet edhe vepër penale.
Besoj se ministria e Shëndetësisë do të duhej të mos i shpërfillë këto raste, është padrejte e besa edhe e pandershme!
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës