Përfaqësuesit e komunave me shumicë serbe në Kosovë kanë miratuar një deklaratë përmes së cilës u tha se refuzohet dhe dënohet çdo veprim apo ndërhyrje që mund të rrezikojë punën dhe ofrimin e shërbimeve të institucioneve shëndetësore dhe arsimore.
Këto çështje ata kërkuan që të zgjidhen përmes dialogut për normalizimin e raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkii Evropian.
Në Mitrovicë të Veriut më 12 shkurt, me ftesë të Listës Serbe u mbajt një seancë e përbashkët e komunave me shumicë serbe, ku morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve shëndetësore dhe arsimore në mjediset e banuara me serb në Kosovë, që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë.
“Në vlerësimin tonë, të gjitha çështjet e hapura, përfshirë edhe statusin e këtyre institucioneve, duhet të zgjidhen ekskluzivisht përmes dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe ne kundërshtojmë në mënyrë absolute veprimet e dhunshme, të njëanshme, si dhe çdo veprim tjetër që do të rrezikonte funksionimin e këtyre dy sektorëve”, thuhet në deklaratën e miratuar në këtë takim.
Po ashtu, përmes deklaratës përshendeten përpjekjet e vendeve të QUINT-it për gjetjen e një “zgjidhjeje të qëndrueshme dhe të bazuar në parime të drejtësisë”.
Në deklaratë thuhet po ashtu se “veprimet e njëanshme kundër institucioneve arsimore dhe shëndetësore, që merren jashtë dialogut në Bruksel dhe Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, si dhe zbatimi i Ligjit për të huajt dhe Ligjit për automjetet, “përbëjnë spastrim etnik administrativ të popullit serb”.
Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit, tha më herët se në këtë takim do të diskutohej për situatën politike dhe të sigurisë pas njoftimit për zbatimin e plotë të ligjeve për të huajt dhe për automjetet.
Viktimat e Epstein do paguhen 35 milionë dollarë si pjesë e ...
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e aktivistit boshnjak më 2...
Haradinaj: Greva e minatorëve u shndërrua në një rezistencë ...
Hamza në 37-vjetorin e grevës së minatorëve: Sakrifica e tyr...
Viktimat e Epstein do paguhen 35 milionë dollarë si pjesë e ...
Trump: FIFA do të mbledhë 75 milionë dollarë për projektet s...