Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të shtunën pasdite gjendjen në pikat e kalimit kufitar, duke bërë të ditur se pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare.
Dheu i Bardhë Sipas të dhënave të publikuara në orën 21:23, për hyrje në Kosovë në këtë pikë pritet deri në 35 minuta, ndërsa kolona e automjeteve ka arritur në 400 metra.
Për dalje nga Kosova pritjet janë deri në 35 minuta. Pritje prej 20 minutash në të dy drejtimet janë regjistruar edhe në Han të Elezit, ku kolonat e automjeteve janë rreth 100 metra si në hyrje ashtu edhe në dalje.
Në pikat e tjera kufitare, si Jarinje, Kullë, Merdarë, dhe Vërmicë, pritjet për automjete variojnë nga 3 deri në 10 minuta.
Në Muçibabë pritjet janë deri në 60 minuta, në hyrje dhe dalje. Për automjetet transportuese (kamionët), në të gjitha pikat kufitare pritjet mbeten 3 deri në 5 minuta, pa kolona të evidentuara./Arbresh.info

Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...