Përditësimi i fundit nga kufiri, deri në 40 minuta pritje te Dheu i Bardhë

15:52 | 19 Korrik 2026
H.E

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për fluksin në pikat e kalimit kufitar.

Sipas përditësimit të fundit, pritjet më të gjata për hyrje të automjeteve regjistrohen në Dheu i Bardhë, ku pritja është rreth 40 minuta, ndërsa kolona arrin 60-70 metra.

Në Muçibabë, Hanë të Elezit dhe Jarinje pritjet për hyrje zgjasin deri në 20 minuta.

Kurse nga 15 minuta zgjasin pritjet në Kullë, Merdarë dhe Vërmisë.

Pikat e tjera kufitare janë më të lira për qarkullim.

Përditësimi i fundit i të dhënave është bërë në orën 15:41./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale