
Familja e Remzije Mustafës, motra Ismetja dhe fëmijët Arbri, Blerina dhe Anita
Remzije Mustafa për tetë ditë kishte qëndruar në shtëpinë e njëjtë.
Kështu bëhet e ditur nga familjarët e saj në një prononcim për arbresh.info.
Ata thonë se ajo kishte humbur orientimin dhe nuk e dinte se a ishte ditë apo natë.

“Dita kur është larguar ka qenë vetëm në ora katër mbasdite ajo ka dal për me ble diçka dhe rreth orës 5 ka fillua një shi i madh për me u strehu është afru në një shtëpi dhe pastaj ka humb drejtimin. Dje është gjet ka treguar se ajo nuk e ka ditë kur është ditë ose natë është gjetë rasisht nga një qytetar që ishte duke udhëtuar për Angli ka shku me i gjet një palë këpuca dhe e ka gjet motrën aty. Një komshi i joni e ka vërejt që ajo po vjen afër shtëpisë. Gjendja e tanishme është shqetësuese e lodhur fizikisht psiqikisht dhe ne jemi të kënaqur që është gjallë. Ka mbijetuar me ujë dhe nuk ka ngrënë asgjë, është një familje e mire s’kanë probleme financiare janë fëmijë të afërt me nënën. Ajo për 8 ditë ka qëndruar në të njëjtën shtëpi”, tha ajo.
Mustafa ishte raportuar e zhdukur që nga data 7 nëntor dhe që nga ajo ditë është filluar të kërkohet për të.
Ajo u gjet për fat të mirë gjallë në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë pas tetë ditësh kërkimi./arbresh.info/
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...