Me qëllim të ngritjes së sigurisë më të madhe në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve, Policia e Kosovës me njësitet e saja gjatë kësaj jave ka organizuar planin operativ pesëditor “Kontrolli i shtuar i trafikut, respektimi i semaforit”, me ç’rast janë shqiptuar gjithsejtë 377 fletëparaqitje, prej tyre 201 për mosrespektim të dritës se kuqe në semafor dhe 176 për rreshtim të gabuar në udhëkryqe.
Operacioni, në të cilin ishin të angazhuar edhe zyrtarë policor në rroba civile, është fokusuar në rrugët e qytetit, si dhe në pjesën e rrugës magjistrale Prishtinë-Fushë Kosovë, ku janë të vendosur një numër i madh i semaforëve në udhëkryqe, por janë mbikëqyrur edhe kundërvajtjet tjera të mundshme siç është mos rreshtimi me kohë dhe pengimi ose rrezikimi i komunikacionit.
Policia e Kosovës duke marr parasysh edhe aspektin e ngritjes së temperaturave, shtimin e aktiviteteve dhe ndryshimin e qarkullimit të automjeteve dhe njerëzve, do të veprojë në vazhdimësi në realizimin e detyrave dhe operacioneve të tilla për zbatimin e ligjit dhe ndërmarrjen e veprimeve ligjore, në veçanti krijimit të një situate sa më të mirë për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor.
Me këtë rast, policia kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të japin kontributin për krijimin e një sigurie më të madhe në trafik në rrugë.
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...