Zyrtarët policor të rajonit të Prishtinës kanë realizuar 264 urdhëresa gjykate gjatë javës së kaluar, përfshirë 99 urdhëresa për vepra penale dhe të tjera për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtjen e dënimit, ndërsa ata të cilëve u janë shqiptuar gjoba janë liruar, pasi kanë përmbushur detyrimet e përcaktuara në urdhëresat e gjykatës.
Gjatë kësaj periudhe, aktivitetet policore janë shtrirë edhe në fusha të tjera të sigurisë.
Policia ka sekuestruar 17 armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municione të ndryshme.
Në fushën e sigurisë rrugore, janë shqiptuar gjithsej 4024 masa administrative për shkelje të kodit rrugor, prej të cilave 704 janë identifikuar nga veturat inteligjente dhe radarët mobilë.
Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4024 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 704 të evidentuara nga vetura intelegjente dhe vetura me radar mobil./Arbresh.info






Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses