Konsorciumi amerikano-turk “Bechtel & Enka”, që është duke e ndërtuar autostradën Prishtinë – Hani i Elezit nga fillimi i këtij viti e deri në fund të muajt shtator, nga buxheti i Kosovës për punët që ka bërë ka marrë hiç më pak se 101 milionë euro, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Në raportin nëntëmujor të buxhetit të Ministrisë së Financave shihet se gjatë vitit 2018 konsorciumi në fjalë nga buxheti i shtetit në total do të marrë 116 milionë e 900 mijë euro, ku përveç mjeteve që janë paguar atyre u është zotuar edhe pagesa e 14.2 milionë eurove tjera.
Duke u bazuar në të dhënat zyrtare shihet se deri në fund të muajit shtator Ministria e Infrastrukturës ka shpenzuar 153 milionë euro nga 294 milionë euro sa ka paraparë t’i shpenzojë sivjet për projekte kapitale
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1