Për herë të parë nënkryetar për komunitete në komunën e Graçanicës është zgjedhur një shqiptar.
Në këtë pozitë është emëruar Leutrim Ajeti.
Ajeti është zgjedhur asamblistë nga radhët e Aleancës Shqiptare.
“Të nderuar miq e familjarë,
Me propozim të Kryetarës së Komunës znj. Liljana Shubariq, Kuvendi Komunal i Graçanicës sot më emëroi nënkryetar të Komunës për Komunitete.
Së pari falenderoj të gjithë qytetarët që në zgjedhjet e fundit besuan në mua, e më pas edhe kryetaren e Komunës dhe Kuvendit Komunal në Graçanicë.
Do të jem zëri i çdo qytetari të Komunës së Graçanicës, pa dallim etnie, feje e gjinie dhe me përgjegjësi të lartë do t’i kryej obligimet e mia me të cilat u ngarkova sot”./arbresh.info/
Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi Kurti u pyet ...