Zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt 2025 në Kosovë kanë sjellë ndryshime të dukshme në përbërjen e re të Kuvendit. Nga gjithsej 120 deputetë, rreth 20 prej tyre do të jenë për herë të parë pjesë e legjislaturës.
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka përfshirë mbi 10 emra të rinj në radhët e saj. Ndër deputetët e rinj të VV-së janë: Edona Llalloshi, Drita Pajaziti, Agim Bahtiri, Ilir Kërçeli, Bylbyl Sokoli, Ejup Maqedonci, Liza Gashi, Nezir Kraki, Arbër Rexhaj, Valon Hoti, ndër të tjerë.
Në radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) do të debutojnë në Kuvend: Sala Jashari, Jakup Nura, Artan Behrami, Kosovare Murseli, Altin Krasniqi dhe Xhevahir Geci.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) deputetë për herë të parë do të jenë: Fadil Hadergjonaj, Jehona Lushaku Sadriu, Alban Zogaj, Krenar Xhaferi, Paris Guri, Arjeta Abazi dhe gazetarja e njohur Serbeze Muçaj.
Sot pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e cila do të drejtohet, sipas traditës, nga deputeti më i vjetër dhe më i riu në moshë – konkretisht Avni Dehari dhe Sala Jashari.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë me 42.30% të votave, duke siguruar 48 ulëse në Kuvend. Pas saj renditet PDK-ja me 20.95% të votave dhe 24 deputetë, LDK me 18.27% dhe 20 deputetë, ndërsa koalicioni AAK–Nisma ka marrë 7.06% të votave, që përkthehet në 8 ulëse parlamentare.
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...
Vojvoda me super mesazh motivues: Qajmë dhe qeshim së bashku
Haxhiu: Demonstratat e vitit 1981 krijuan një ndërgjegjësim ...
Policia parandalon një rast të vjedhjes së pyllit në fshatin...