Për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë, Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut ka mbajtur mbledhje solemne me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Kryetari i komunës, Erden Atiq dhe kryetari i Kuvendit Komunal, Nexhat Ugljanin në adresimin e tyre para asamblistëve theksuan se kjo ditë për Kosovën dhe popullin e saj janë shumë të rëndësishme, derisa dita e sotme është e veçantë edhe për qytetarët e kësaj komune, ngase për herë të parë shënohet edhe me mbledhje solemne të Kuvendit Komunal.
Gazetarja e RTK-së, Edona Podvorica, e cila është duke e ndjekur këtë ngjarje, ka bërë të ditur se në këtë seancë solmene po merr pjesë edhe nënkryetarja e kësaj komune, Katarina Axhanqiq./rtk
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C
Sot, Kosova voton!
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare