Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se në Klinikën e Ortopedisë të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), për herë të parë janë kryer dy operacione për vendosjen e protezave të supit.
Në njoftimin e ShSKUK-së thuhet se ekipi mjekësor në përbërje të dy ortopedëve, si dhe ekipit nga Klinika e Anesteziologjisë dhe stafit infermieror, me sukses të plotë kanë kryer këto dy operacione ortopedike.
“QKUK kishte përfituar si donacion tavolinën operative për nderhyrje në krahë, nga Klinka me renome botërore Schulthess Klinik, Zvicër”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Pavarësisht kuorumit, nis votimi për president
Deputeti Aliu prezanton kandidaturën e Hatixhe Hoxhës për pr...
FIFA e bën një ndryshim të madh për Botërorin 2026
Nagavci prezanton kandidaturën e Feride Rushitit për preside...
“PDK nuk merr pjesë në seancë”, Përparim Gruda direkt në Pre...
Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë