Vetëm për dy muaj e gjysmë në Kosovë janë importuar mbi 140 milionë kilogramë produkte ushqimore.
Kështu ka bërë të ditur Dogana e Kosovës në një përgjigje për portalin Arbresh.info.
Që nga 1 Janari i vitit 2018 e deri më 14 Mars 2018 janë importuar në Kosovë, produkte të ndryshme nga vendet si Bullgaria, Gjermania, Kroacia, Serbia, Shqipëria, Brazili, Spanja, Kroacia, Polonia, Paraguai, Holanda, Austria, Argjentina, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Suedia, Sllovenia, Turqia, Ukraina, SHBA, Mali i zi, Kina, Zelanda e Re , Afrika Jugore, Qipro, Maroku, e vende të tjera.
“Ushqimet të cilat janë të importuara janë të llojllojshme, si: gjedhe të gjalla, shpendë, mish i freskët, mish i ngrirë, mish i derrave, peshq të gjallë, peshq të ngrirë, qumësht dhe produkte tjera të qumështit si krem, kos, djathë, gjizë. Produkte tjera si mjaltë, pemë, perime, kafe, çaj, sheqer, vajra të ndryshëm ushqimor, ëmbëlsira, bukë, lëngje, alkool, verëra, ujë, si dhe produkte të duhanit etj”, thuhet në përgjigjen dërguar nga Dogana e Kosovës.
Më poshtë keni të bashkangjitur një tabelë në të cilën do të shihni llojin, sasinë dhe vlerën këtyre produkteve dhe vendeve nga të cilat importohen.

Ndërsa vendi i cili importon më së shumti produkte në Kosovë është Serbia e cila për dy muaj e gjysmë të këtij viti ka importuar 66,397,969.17 kilogramë produkte në vlerë prej 25,529,743.64 euro.
Pas saj vijnë Maqedonia Turqia,Italia e të tjera vende.
Shihni tabelën dhe kuptoni se cilat vende kanë importuar më së shumti në Kosovë./R.Rexhepi/arbresh.info/


Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit