Avdullah Hoti, ministri i Financave ka thënë se për procedimin e Demarkacionit në Kuvend janë koordinuar edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Lidhja Demokratike është partneri më kredibil i SHBA-s, ne do ta procedojmë të hënën në Kuvend, për këtë jemi koordinuar edhe me amerikanët”.
Ai ka thënë se për Demarkacionin, ata i kanë votat.
“Ne i kemi votat, Këshilli i Përgjithshëm na ka mbështetë unanimisht”.
“Të gjithë deputetët duhet të reflektojnë për Demarkacionin, sepse për këtë çështje jemi dakord edhe me ndërkombëtarët”.
Hoti këto komente i ka bërë nga Londra në një lidhje direket për Klan Kosova. Ai atje është duke qëndruar me kryeministrin Isa Mustafa, ku gjatë ditës edhe kanë nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit me BERZH-in.
Dokumenti i përgatitur nga vetë Hoti, ofron mundësi të financimit të sektorit privat, të bujqësisë dhe të bizneseve të grave dhe të të rinjve.
Britania dërgon dronë, aeroplanë dhe një anije luftarake në ...
Hoxha: Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE është domosd...
Konjufca: Kosova e gatshme për statusin e vendit kandidat në...
AKR-ja nuk garon në zgjedhjet e 7 qershorit
Albin Kurti prezanton Marigona Bekteshi Feratin si kandidate...
Parashikimi i motit për nesër