Çështja e regjistrimit të pronave të RSFJ’së si prona të Kosovës ka nxitur tensione gjatë një darke të në Sarajevë ku protagonistë ka qenë Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuciq.
Në tavolinë me ta ka qenë edhe Kryeministri Rama dhe Kryesuesi i Presidencës boshnjake si nikoqir. Kryeministri serb Aleksandar Vucic ka ngritur tonet derisa ka debatuar me homologun e tij kosovar, Isa Mustafa. Por, si i është përgjigjur Mustafa Vucicit.
Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, që po e shoqërojnë kryeministrin Isa Mustafa në Samitin e Kryeministrave të Ballkanit Perëndimorë, që po mbahet në Sarajevë, kanë konfirmuar për Gazetën Express se Aleksandar Vucic ka ngritur tonet gjatë të mërkurës mbrëma gjatë një darke në një restorant të kryeqytetit boshnjak.
Në tavolinë përvec Mustafës dhe Vuçiq në restorantin Libertas kanë qenë të ulur dhe Kryeministri Edi Rama dhe Kryesuesi i Presidencës Boshnjake.
Vucic është çartur për shkak të vendimit të Mustafës që të gjitha pronat e Serbisë dhe RSFJ’së të regjistrohen si të Kosovës. Mustafa këtë vendim e ka marrë një ditë para se të shkonte në Sarajevë.
Por cfarë ka ndodhur në restorant?
Sipas zyrtarëve të Kosovës të pranishëm në Sarajevë, Mustafa i është përgjigjur toneve tensionuese të Vucicit me “thumbime duke ruajtur qetësinë”.
“Serbia nuk pyetet për Kosovën prej vitit 1999”, dhe “Këto janë vendime sovrane të një shteti të pavarur”, tregojnë zyrtarë të Kosovës, tu ketë përgjigjur Mustafa kundërshtimeve të Vucicit, rreth vendimit të Qeverisë për pronat, që Vucic e kishte cilësuar si plaçkitje, dhe themelimin e ushtrisë.
Skandali i Vucicit gjatë kësaj darke morri jehonë të madhe në gjitha mediat e Ballkanit, një natë më parë, pak orë pasi kishte ndodhur.
Ndryshe, sot Kryeministrat e 6 vendeve të rajonit dhe zyrtarë të BE’së kanë mbajtur pjesën formale të Samitit.
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...