Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se sot disa lagje të kryeqytetit sot do të mbesin pa ujë për disa orë.
Sipas njoftimit, arsyeja e ndërprerjes së ujit është për shkak të rritjes së kapaciteteve në stacionin e pompimit në Park.
“Nga kjo ndalje do të ketë mungesë të furnizimit me ujë në rrugën ‘Ndue Përlleshi’, ‘Qëndresa’, ‘Lagjja e Muhaxherëve’ dhe lagjja Ulpiana në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Ndërprerjet me ujë do të zgjasin nga ora 11:00 deri në orën 16:00./Arbresh.info
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...