Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëdhjetë e një (91) aktakuza kundër njëqind e nëntë (109) personave për vepra të ndryshme penale, si dhe,me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona për vepra të ndryshme penale.
Gjatë 24 orëve të fundit prokurori i shtetit, ka bërë tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Po ashtu, është bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për një (1) person si dhe një (1) kërkesë caktimin e masës për paraqitje në stacion policor për një (1) person.
Gjithashtu, është kryer një bastisje në fshatin Vrellë të Istogut në një bastore sportive me dyshimin se është duke u kryer vepra penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Lista Serbe ankohet ndaj KQZ-së, për mosshpalljen e rezultat...
Muriqi: Jam i bindur se Mallorca do të qëndrojë në La Liga
Gjendet pa shenja jete një 58-vjeçar në Bulqizë, dyshimet e ...
Të paktën 30 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Ga...
Të shtëna në Vranjevc, lëndohen tre persona
Kuvendi i LDK-së/ Votëbesimi për Abdixhikun do të bëhet me v...