Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, për gati 2 javë të fushatës për zgjedhjet lokale, ka gjobitur nga njëherë 4 parti politike, e dy herë një iniciativë qytetare në Skenderaj.
Sipas Institutit Demokratik të Kosovës, kjo shumë e gjobave është e ulët duke krahasuar me periudhën e njëjtë të fushatës për zgjedhjet paralamentare të mbajtura në shkurt.
“Besoj që ka edhe një lloj vetëdijesimit të kandidatëve për kryetar komunash apo edhe kandidatëve për këshilltar komunash të mos ekspozohen që të përdorin gjuhë të urrejtjes apo nxitëse, këtu ka rezultuar edhe fakti që PZAP në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare nuk ka qenë fare tolerante sa i përket shqiptimit të gjobave sepse e dini mbi 600 mijë euro gjoba janë shqiptuar në zgjedhjen e fundit dhe normalisht që partitë i paguajn nga xhepi i tyre…”, ka thënë Vullet Bugaqku nga KDI.
Bugaqku thotë se kandidatët në këto zgjedhje kanë zhvendosur të gjithë fokusin në rrjete sociale.
“Në përgjithësi fushata është e qete nuk ka ndonjë incident apo përplasje apo gjuhë të ashpër apo të urrejtjes, mes kandidatëve për kryetar komunash apo këshilltar të kuvendeve komunale, po vërehet se ka një aktivizëm të kandidatëve për këshilltar komunal dhe kryetar komunash një lloj të fushatës online e bënë pak më risi angazhimin tyre në këto forume…”, ka shtuar Bugaqku.
Fushata për zgjedhjet e 12 tetorit ka nisur zyrtarisht më 13 shtator.
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...