Dje në Prishtinë, është arrestuar një person për shkak se ka penguar zyrtarin policorë derisa ishte në detyrë duke i shqiptuar një tiketë për kundërvajtje, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, personi i dyshuar ishte nën ndikimin e alkoolit me 1.43 promila.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
‘Rr. Rexhep Luci, Prishtinë 28.07.2022 – 00:48. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte penguar zyrtarin policor në kryerje të detyrës derisa kishte qenë duke e shqiptuar një tiketë për kundërvajtje. Lidhur me rastin, personit të dyshuar i është bërë alkool testi dhe ka rezultuar se i njëjti është në ndikim të alkoolit me 1.43 promila. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK./arbresh.info/
Barcelona vendos për Lewandowskin – kontratë e re, por me ul...
Vdes Beqir Sefa, njëri nga policët që ishte kidnapuar në ver...
Qeveria shqiptare miraton kompensimin për ushtarakët e koman...
Benjamin Netanyahu: Nuk është e qartë se kush po e drejton I...
Zjarrvënie në Ligatinën e Hencit, Pacolli kërkon hetim të me...
Moti për Bajram i vranët dhe me intervale dielli