Famullitari Don Bardhec Zymi pardje ka realizuar një takim me krerë të agjencisë TIKA që operon nën ombrellën e shtetit të Turqisë, duke kërkuar renovimin e kishës në Mitrovicë. Lajmi ishte publikuar nga drejtues të TIKA-s me pompozitet edhe pse kjo agjenci nuk i kishte premtuar asgjë mysafirit nga kisha.
Por, dy ditë më vonë Don Bardhec Zymi e ka sjellë në adresë të Gazetës Express një deklaratë për media, ku është penduar për kërkesën që ia ka bërë TIKA-s, e cila kryesisht në Kosovë merret me renovimin e xhamive dhe hamameve nga koha e Perandorisë Osmane. Ai ka thënë se është nxituar duke e bërë këtë veprim.
Më poshtë mund ta lexoni të plotë sqarimin e Don Bardhec Zymit.
Deklaratë për media
Me anë të kësaj deklarate i drejtohem besimtarëve dhe gjithë njerëzve vullnetmirë, për të njoftuar se para dy ditësh, unë personalisht, si famullitar i Famullisë Katolike në Mitrovicë, me vetiniciativë dhe me vullnet të mirë kam pas një takim me koordinatorin e shoqatës humanitare TIKA turke, kur kam shpreh kërkesën time për renovimin e kishës në Mitrovicë.
Ky takim ishte përgatitur shpejt dhe s’kam arrit të thellohem mirë. Edhe pse jam prirë vetë nga dëshira për të rinovuar Kishën, asgjë më shumë. Këndej, shpreh keqardhje për të gjithë ata që kanë ngelur të zhgënjyer nga ky veprim personal.
Megjithatë, unë mbetem i përkushtuar në vlerat tona familjare kombëtare dhe humane.
Don Bardhec Zymi, Famuiltar

Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...
Napoli fiton derbin me Juventusin – vazhdon lidershipi...