Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në fjalimin e sotëm në Samitin BE – Ballkani Perëndimor tha se projekti evropian nuk do të jetë i plotë nëse vendet e Ballkanit Perëndimor nuk integrohen në mënyrë të plotë në BE.
Duke folur në sesionin “Mbështetje të rajonalizimit: Urë drejt një demokracia të fortë dhe stabile”, Pendarovski theksoi se është koha për një qasje të re që do ta kuptojë integrimin e vendeve të Ballkani Perëndimor në BE si vendim kryesor strategjik dhe gjeopolitike, dhe jo si çështje teknike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Stabiliteti, siguria dhe zhvillimi demokratik i këtij rajoni mbështeten në perspektivën evropiane. Krijimi i vakuumit në integrimin e rajonit mund të shfrytëzohet nga forca të tjera të jashtme. Vendet anëtare të BE-së e kanë mundësinë historike që të kontribuojnë në prosperitetin dhe stabilitetin evropian”, theksoi Pendarovski.
Me metodologjinë për anëtarësimin në BE, siç shton Pendarovski, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përmbushin kritere të qarta siç janë sundimi i së drejtës, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsioni i lartë.
Sipas Pendarovskit fushë e rëndësishme është zhvillimi demokratik i cili është nën trysninë e lëvizjeve populliste dhe nga problemi i sundimit të së drejtës, institucioneve jofunksionale dhe besimi i ulët tek ato si dhe zhvillimi i vogël socio-ekonomik që është arsyeja kryesore për emigrimin e popullatës e posaçërisht te të rinjtë.
Sunderland ndal Manchester Cityn, Arsenal mbetet në krye të ...
Egjipti, Katari dhe Turqia paralajmërojnë Hezbollahun: Dorëz...
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuari...
Një natë pas Vitit të Ri, Prishtina renditet e 22-ta në botë...
Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I d...
Policia kap 31-vjeçarin që postoi video duke shtënë me armë ...