Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi ka uruar Ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci për emërimin në detyrën e re.
Në këtë letër, Ministri Peleshi rikonfirmon se Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë do të vazhdoj angazhimin e plotë për mbështetje dhe përkrahje të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së në rrugën e transformimit, modernizimit dhe integrimit në strukturat Euro-Atlantike, përcjell Arbresh.info.
Ndërkaq, shpreh bindjen se bashkëpunimi i shkëlqyer bazuar në miqësinë e ndërsjelltë dhe mirëkuptimin ndërmjet dy institucioneve tona do të vijoj me të njejtin ritëm dhe përkushtim, me qëllim realizmin e projekteve tona të përbashkëta./Arbresh.info
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...
Albulena Haxhiu refuzon të flasë për vendimin e Gjykatës Kus...
“Nuk të lë më shumë se dy vite në burg” – Granit Plava zbulo...
Komuna e Prishtinës nis aksion, liron hapësirat publike
Hamza: PDK respekton vendimin e Kushtetueses, ende pa ftesë ...
“Osmani s’i ka votat për t’u rizgjedhur presidente”, Nagavci...