Projekti ”Borea” është qendra rekreative e skijimit e cila ka për synim që të shndërrojë Pejën në një ndër destinacionet më të frekuentuara jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë.
Ndërkaq në emisionin Ora e Fundit, Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se ky projekt gjigant pritet të realizohet brenda dy vjetësh, e që në etapën e saj të parë pritet të punësojë rreth 300 persona, njofton Klan Kosova.
Muhaxheri shtoi se ”Borea” ishte projekt i viteve ’78-79-të, e që tashmë pritet të bëhet realitet që më tutje të punësojë dhe mijëra persona të tjerë të cilët do i sjellin Pejës e gjithë vendit, zhvillime ekonomike e turistike po ashtu.
”Sot u publikua në gazetë, emri i fituesit për partnerit privat për ndërtimin e qendrës Borea”.
”Më 3 maj mblidhet komisioni, ku do të jipet drita jeshile, nënshkruhet marrëveshja për ata të cilët kanë fituar tenderin për ndërtimin e qendrës sportive rekreative”.
Kryetari Gazmend Muhaxheri tha se pjesë e projektit ”Borea” është edhe teleferiku gjigant, në të cilën qendër do të shërbej për 12 muaj në vit, njofton Klan Kosova.
”Projekti ”Borea” do të ndërtohet në dy faza. Faza e parë përfshinë projektin parë e që pjesë e tij është edhe teleferiku”.
”Kjo do të jetë qendra më e madhe për zhvillimin e skijimtarisë në vend”.
”Ky do të sjell edhe zhvillime të tjera ekonomike sikurse turizmi e të tjera”.
”Nëse kompanitë kanë përmbushur kriteret legale e teknike, kanë të drejtë ta marrin”.
”Në impaktin e parë rreth 300 persona do të punësohen në fillim, por më pas do të ketë me mijëra të punësuar”.
”Do të ketë 240 mijë vizitorë në fillim”.
”Kërkesa është që të ndërtohet qendra në afat prej dy vjetësh, do të jetë një investim i qëndrueshëm ku Komuna e Pejës do të ketë të hyra vetanake”.
”‘’Borea” është një projekt i vitit 78-79, kushtet janë më të mira se sa Brezovica, ka shtigje edhe më të mira” është shprehur Muhaxheri.
Klinika Stomatologjike kryen suksesshëm rehabilitimin protet...
Rama në Tivat për Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Fokus në z...
Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndih...
Merz dhe Macron me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt ...
Dy persona therën me thikë në Prizren, policia zbulon detaje...
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...