Qyteti me burimet më të mëdha të ujit në Kosovë, Peja me rrethinë do të ketë reduktime të ujit.
KRU ‘Hidrodrini’, njofton konsumatorët e rajonit të Pejës dhe komunave që mbulon se, si rezultat i mungesës së gjatë të rreshjeve atmosferike, nga thatësirat e muajit shtator dhe tetor, është krijuar rënie enorme e sasisë së ujit nëpër burime dhe kjo ka shtyrë që nga sot KRU ‘Hidrodrini’ të aplikojë reduktime në furnizim me ujë.
“KRU ‘Hidrodrini’ po bënë përpjekje maksimale që këtë situatë ta tejkalojë me sa më pak mungesë të ujit të pijshëm për konsumatorët.
Edhe njëherë, qytetarët e rajonit të Pejës, respektivisht konsumatorët, janë të lutur që sasinë e ujit ta përdorin racionalisht. Një gjë e tillë do lehtësonte furnizimin proporcional me ujë për të gjithë dhe do ndikonte në zbutjen e reduktimeve.
Reduktimet do të vazhdojnë deri në njoftimin e radhës nga KRU ‘Hidrodrini’.
Me keqardhje kujtojmë se situatë e njejtë paraqitet në të gjitha rajonet e Kosovës” thuhet në njoftim./arbresh.info/
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...