Komuna e Pejës ka nisur me dekorimet për fundvit.
E duket se kjo komunë nuk ka pritur fare që të përfundojë afati i caktuar për tenderim të këtij aktiviteti, shkruan portali arbresh.info
Këtë e bën të ditur zyrtari ligjor i Vetëvendosjes në këtë qytet, Berat Ganiqi.
Në tenderin në fjalë thuhet se afati i fundit për të dorëzuar ofertat nga kompanitë është 11 dhjetori, kurse tashmë stolisja ka nisur sonte (4 dhjetor)
“Komuna e Pejës sonte është duke e stolisur qytetin. Po ashtu komuna ka hapur tender për dekorimin e qytetit. Në njoftim thuhet se afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 11.12.2020, sot jemi me dt.04.12.2020. Si është e mundur që qyteti te dekorohet para mbylljes së afatit për tender?”, shkruan Graniqi./arbresh.info/

Rama s’merr pjesë në marshin “Drejtësi, jo Politikë” në mbës...
Komandanti i FSK-së uron Pavarësinë e Kosovës
Kurti përmend ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë: Hi...
Liderët e shtetit bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit R...
Begaj uron Pavarësinë e Kosovës: Përulje dhe mirënjohje për ...
Ardit Stafaj largohet nga Big Brother VIP Kosova 4