Peci: Rritje e eksportit të domates deri në 445%

09:54 | 4 Mars 2025
E.G

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë të ditur se eksporti i domates është rritje deri në 445%.

Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se në vitin 2021, eksporti i domateve në peshë ishte 135 ton, ndërsa në vitin 2024 ka arritur një shifër mbresëlënëse prej 2900 ton, shkruan Arbresh.info.

“Në vitin 2021, eksporti i domateve në peshë ishte 135 ton, ndërsa në vitin 2024 ka arritur një shifër mbresëlënëse prej 2900 ton! Kjo ka sjellë një rritje të jashtëzakonshme prej 445%. Përmes programeve për zhvillim rural, kemi mbështetur ngritjen e rreth 60ha me sera të reja, në vlerë prej 13,758,452.61€.”, ka shkruar ai.

Ministri Peci tha se ky sukses është një pasqyrim i mbështetjes së vazhdueshme të qeverisë, e cila ka krijuar kushte të favorshme për zhvillimin e bujqësisë./Arbresh.info/

Të ngjashme