Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, e ka propozuar 2 dhjetorin si datë të jetë edhe kremte kombëtare. Kjo datë përkon edhe me organizimin e “Darkës së lamës”.
“Darka e Lamës” është shprehje e falënderimit ndaj Zotit për bereqetet e dhuruara dhe për zakonet e përcjella brez pas brezi” ka thënë Peci.
Me datën 2 dhjetor Ministria e Bujqësisë organizon “Darkën e Lamës”. Në vitin kur Zoti i dhuroi Kosovës shumë begati në çdo kulturë bujqësore vlerësoj se ky aktivitet tradicional që organizohet nga Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës dhe ka zanafillën ideore nga Presidenti Dr. Ibrahim Rugova, duhet të ketë përmasa edhe më të gjëra në organizim në të gjitha nivelet deri në shënim e kremtim kombëtar në çdo familje.
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë